zoom

Aktualitet

Kryeministri Rama do të dalë sot në konferencë për shtyp/A do flasë për arrestimin e Tahirit?

Kryeministri Edi Rama do të dalë sot në një konferencë për shtyp. Nga informacionet e marra, konferenca është parashikuar që të mbahet në orën 11:30 në Kryeministri.
Nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, bëhet me dije se konferenca do të mbahet në orën 11:30 dhe Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Është e paqartë nëse kryeministri do të flasë apo jo për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg, apo do të përqendrohet vetëm tek çështjet e politikës së jashtme.

Kujtojmë se kryeministri nuk ka bërë asnjë reagim për arrestimin e Tahirit. Në një postim në facebook të pak minutave më parë, Rama u uron ndjekësve të tij fundjavë të mbarë e shoqëruar me disa foto nga Voskopoja në dëborë.

“MIRËMËNGJES dhe me Voskopojën që duket si përrallë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.