Aplikacion
Ajo është një emër i njohur për policinë, pasi pak muaj më parë (nëntor 2021) iu hodh në erë me tritol një makinë tip “Range Rover”, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Policia tha se 40-vjeçarja u arrestua në operacionin e koduar me emrin “Noterja”, pas një bashkëpunimi të Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. /Zoom.al
A po përpiqet Rusia të ndikojë zgjedhjet në Gjermani? Ç’pasoja mund të ketë për Ballkanin