zoom

Politikë

Rama: Unë jam gomari që mbaj drutë, mos e përdorni votën si biletë stadiumi

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me një takim me biznesin e vogël në Fier, ndërsa e cilësoi veten si gomari që bën punën.

Rama tha se Qeveria ka mbështetur biznesin e vogël, ndërsa kërkoi mandatin e 3-të si kryeministër për vijimin e projekteve.

“Taksa e sheshtë nuk ju shërben juve, por të pasurve, që do të paguajnë 9 %. Ne i kemi hequr taksat ndaj biznesit të vogël, ndërsa ata që duan të vijnë në pushtet ju thonë do paguanii 9 %. Nëse nuk ju pëlqej unë apo Gramozi, atëherë rrini në shtëpi, shikoni ato telenovelat ose shkoni në Përputhen, por ju nuk e shikoni gomarin a është i kuq apo blu, por zgjidhni gomarin që ju bën punën”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri u shpreh se shqiptarët nuk mund t´a përdorin votën në 25 prill si një biletë stadiumi, por duhet të mbështesin qeverinë për të çuar më përpara proceset e nisura dhe për të vijuar me projektet e reja.

Ai deklaroi se biznesi i vogël në Shqipëri është motor i punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa theksoi se sot biznesi i vogël e ka taksën zero.

“Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur ata që janë më të pasur. Një taksë që mbështet më të fortin dhe më i dobëti le ta gjejë rrugën vetën. Por njerëzit duhet të mbështeten që të rriten. Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugë, kështu është edhe një biznes i vogël.

Të nxjerrësh çdo muaj 9 % të fitimit tënd që të çosh Lulin të flejë në kryeministri, kjo është e pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën xhepi yt nxjerr fitimet e tua. Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal dhe shih “Përputhen”, tha Rama.

Ndërsa u ndal tek pandemia, kryeministri theksoi se vaksinimi do të vazhdojë për të fituar betejën dhe për të dalë nga tuneli i pandemisë.