Aplikacion
Rusia ofron 40% të gazit në total në vendet e BE-së dhe zyrtarët shqetësohen se tensionet me Ukrainën dhe sanksionet amerikane mund t’i mbushin mendjen asaj për reduktim të furnizimit.
“SHBA-ja dhe BE-ja po punojnë bashkë që të sigurojnë burime të mjaftueshme gazi kudo në botë për të mos ndjerë një tronditje tjetër”,-thanë së bashku Presidenti amerikan Biden dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
BE-ja po përgatitet të dërgojë një grup dialogues në Azerbajxhan për furnizim emergjent të Europës me gaz. (Sipas hartës nga FT, Shqipëria do të jetë një ndër pikat kryesore ku do të kalojë gazi i ardhur nga Azerbajxhani, nga implementimi i projektit TAP). SHBA ka nisur tashmë bisedimet me Katarin që të sigurojë një tjetër burim gazi natyror për vendet europiane.
Brukseli ka nisur bisedimet me disa vende aziatike për një marrëveshje të mundshme. Tentativat për të zgjeruar burimet e gazit po bëhen më të vrullshme ditët e fundit, sidomos pas bisedemeve të dështuara Rusi-SHBA.
Rusia kishte nisur të reduktonte sasinë e gazit të dërguar në Europë, ku në vitin 2021 pati një rënie me 25%.
Financial Times/Zoom.al