zoom

Aktualitet

I përfshirë tek vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta

Dënohet me 25 vite burg Blendi Teta, i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Pas 12 seanca shtyrjesh gjykata dënoi me 25 vite burg Blendi Tetan me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Teta u arrestua fillimisht pas dyshimeve për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, por më pas akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u nda nga të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria deklaroi se motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko.

Si ndodhi ngjarja?
Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Malko. Ai ishte ish-polic, i cili kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

Related Posts