Aplikacion
Sipas tyre, Projekti i Unazës së Madhe parashikon prishjen e objekteve në Laprakë, ndërsa banorët pretendojnë se firma “Salillari” ka marrë përfitime të paligjshme në tender.
Banorët e Laprakës prej muajsh protestojnë për projektin e Unazës së Madhe, që prek banesat e tyre, ndërsa raportojnë se kallëzimi në SPAK është bërë për Kadastrën dhe Salillarin edhe për vonesën e legalizimeve të banesave.
“Kemi vendosur t’i drejtohemi SPAK me një kallëzim penal ndaj Kadastrës dhe Salillarit që ka fituar këtë tender, për të cilin ne kemi dyshime. Kallëzimi është depozituar në SPAK. Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore”, deklaruan banorët.
“Banesat atje janë ndërtuar në vitin 2000 ndoshta më herët. Është kthyer përgjigja për skualifikim para 1 jave. Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor. Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë. Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin”, u shpreh banori tjetër.
Abuzimet me projektimin e godinave të Policisë, afera në paradhomën e Sandër Lleshajt!