Aplikacion
Mësohet se këto pako (rreth 1.3 kg secila) nuk kishin asnjë shenjë dalluese, ndërsa ishin mbledhur me natriban në formë katrore dhe drejtkëndore dhe ishin lyer me graso. Kokaina ishte fshehur në 2 këmbët e konteinerit me mbyllje të posaçme metalike.
Të gjitha konteineret që vijnë nga Amerika Latine konsiderohen me risk, ndaj edhe kalojnë në kontroll të detajuar në skaner dhe me qen antidroge të cilët e identifikuan ngarkesën. Konteineri me banane u kalua në vijën e dytë e më pas u bë ndërhyrja. Ky konteiner ishte nisur nga porti i Guayaquil-it në Ekuador dhe ndalesën e kishte bërë në Turqi në portin e Mersin dhe më pas në Durrës.