zoom

Aktualitet

Shkoi në spital me temperaturë të lartë, ndërron jetë 3-vjeçarja në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruarnë orët e para të mëngjesit në Spitalin e Elbasanit, ku një 3-vjeçare ka ndërruar jetë.

Mësohet se e mitura mjekohej prej 4 ditësh në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital.

3-vjeçarja nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e Spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga pneumonia bilaterale.

Po ashtu, ajo kishte insuficiencë respiratore akute dhe insuficiencë kardiake.

 

Postime të lidhura