Aplikacion
Pjesëmarrja u njoftua në një ceremoni të mbajtur të enjten në Melbërn, nga organizatorët e turneut prestigjioz të tenisit.
Ndërkohë, ministri australian i Emigracionit, Alex Hawke po shqyrton mundësinë e ushtrimit të kompetencave të tij për t’i hequr vizën Djokovic, veprim ky që do të pengonte përpjekjen e sportistit serb për të regjistruar titullin e 21-të në turneun “Australian Open”.
E ndërsa paqartësitë mbeten, kryeministri australian Scott Morrison deklaroi po të enjten se politikat e qeverisë mbi poseduesit e vizës dhe çështjen e vaksinimit nuk kanë ndryshuar.
“Çdo individ duhet të tregojë se është vaksinuar dy herë, ose të provojë se nuk mund të vaksinohet për arsye shëndetësore. Kjo është politika jonë dhe kjo politikë nuk ka ndryshuar. Natyrisht ne presim që autoritetet përkatëse të implementojnë politikat e qeverisë kur bëhet fjalë për raste të tilla”, ka thënë Scott Morrison, kryeministër i Australisë.
Më herët gjatë ditës, sportisti 34-vjeçar, aktualisht numri një në botë, u pa teksa stërvitej në arenën “Rod Laver” të Melbërnit, i rrethuar nga anëtarët e ekipit të tij.
Deputetët e Koresë së Jugut votojnë për shkarkimin e presidentit në detyrë Han Duck-soo