zoom

Të gjitha

“Duket se pret më të keqen nga unë”/ Beatrixi për Donaldin: Më ka kapur frika…

Parashutat në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë të ndalur, e herë pas here bëhen edhe shkak për debat. Ato të datës 9 janë komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këto objekte kanë valëvitur disa banderola me mesazhe për konkurrentin Donald Veshaj.

Ajo që e përjetoi më shumë këtë ngjarje ishte Beatrix, e cila tregoi se rrugëtimin e saj e kishte imagjinuar ndryshe.

“Mërzitem sepse nuk e prisja kështu. Më ka kapur frika se si do ta ketë përjetuar mami gjithë këtë gjë. Ka momente kur nuk e ndjej që Donaldi po më mban dorën ashtu si në fillim. Ka qenë më i afrueshëm në fillim, ka momente që e ndjej afër por shpeshherë nuk e ndjej. Unë jashtë jam shumë e gëzueshme, këtu jam si e humbur. Duket se Donaldi po pret më të keqen time”, tha ajo e përlotur.