zoom

Politikë

E akuzuan për braktisje të kauzës, Kokalari reagon sërish: S’më keni njohur akoma, prisni surpriza

Evi Kokalari ka paralajmëruar distancimin nga politika aktive dhe mosangazhimi në gupin e Rithemelimit të PD-së, por kjo ka shkaktuar reagime të ndjekësve të saj në Facebook duke e cilësuar si një braktisje apo një tradhti.

Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari shprehet se largimi i saj nuk është një braktisje për Sali Berishën, pasi do të vijojë ta mbështesë.

Kokalari ka edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar duke thënë se nuk është dorëzuar dhe i ka paralajmëruar se e ardhmja do të ketë surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishës. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 maj dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që u gënjen mendja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, shkruan Kokalari.

Postime të lidhura