zoom

Politikë

“Basha duhet të ndalet”/ Forumi i Grave të PPE-së: Ka thirrur mercenarë të armatosur

Forumi i Grave të Partive Popullore Evropiane ka dënuar veprimin e kryetarit Lulzim Basha, sa i takon mbylljes së dyerve në selinë blu.

Përmes një postimi në Twitter, krahas një fotografie nga brenda selisë së blinduar, Forumi i Grave së PPE-së i bën thirrje Bashës që të ndalë këtë sjellje ndaj anëtarëve të PD-së dhe të respektojë vullnetin e tyre.

“Basha ka vendosur dyer dhe dritare të blinduara, ka thirrur mercenarë të armatosur që i përdorin kundër anëtarëve të PD-së. Ai duhet të ndalet, të sillet si demokrat dhe të respektojë vullnetin e anëtarëve! Shqipëria meriton një opozitë të besueshme”, thuhet në reagim.

Postime të lidhura