Aplikacion
Në një prononcim për mediat folën anëtari i Këshillit Kombëtar, Ervin Minarolli dhe sekretari i FRPD-së, Grigels Muçollari.
Minarolli tha gjatë fjalës së tij se është rast unikal që një parti mbyll dyert për mbështetësit e saj. Ai deklaroi se nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin e marrë në referendumin kombëtar të 18 dhjetorit.
“Kjo është situata sot në PD. Kemi tentuar dhe dje e pardje deputetë, anëtarë të Grupit të Rithemelimit, por selia është e mbyllur. Është rast unikal që partia mbyll dyert e mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është ardhmja që ofron PD sot. Është një parti pa vizion, ndaj është i nevojshëm rithemelimi. Nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin”, tha Minarolli.
Nga ana tjetër, Muçollari theksoi se s’ka pasur transparencë ne emrat e lexuar për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, Kuvend ky i thërritur me vendim kryesie. Sipas tij, një pjesë e emrave të lexuar janë persona që nuk ekzistojnë, e një pjesë tjetër, persona që nuk janë anëtar të PD-së.
“Do të doja t’ju vendosja në dijeni, që këta janë një grup njerëzish që kanë uzurpuar partinë. Deputeti Bardhi ka mashtruar opinionin publik dhe ato pak demokratë që e mbështesin. Bardhi ka lexuar mbi 4200 emra që kanë qenë të pranishëm në anti-Kuvendin që kanë lexuar. Delegatët që ka lexuar zoti Bardhi kanë qenë mbi 2 mijë, ndërsa shumica s’kanë qenë aty. Zoti Bardhi ka lexuar emrat nga 2 herë, e tre herë për të falsifikuar të dhënat.
Rreth 381 emra i kanë sajuar në mënyrë të qëllimshme. Këta emra s’janë realë. Mbi 1600 janë shtuar në mënyrë artificiale, e s’janë pjesë e PD. Këta rezultojnë se janë njerëz të shpikur. Kjo është situata sot, ky është deputeti Bardhi që ka mashtruar ato pak deputetë që e mbështesin”, u shpreh Muçollari.
Shqiptarët po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, ia kalon Italisë dhe Gjermanisë për importet