Aplikacion
Një pretendim ky që është hedhur poshtë në vazhdimësi si nga Basha ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Madje ky i fundit për mediat ka deklaruar se dyert janë mbyllur, pasi selia e Partisë Demokratike është në rikonstruksion.
Por Berisha dhe mbështetësit e tij, duket se kanë të drejtë.
Zoom.al ka siguruar pamje nga brenda selisë së Partisë Demokratike, ku dallohet qartë vendosja e dyerve prej hekuri të trashë, të cilat dublojnë derën dhe fasadën e jashtme.
Në foton e siguruar nga Zoom.al shihet gjithashtu se nuk bëhet fjalë vetëm për një derë hekuri, por për disa, të cilat bllokojnë hyrjet kryesore të selisë së Partisë Demokratike.
Burime brenda PD thanë për Zoom.al se e njëjta gjë është bërë edhe me dritaret e katit të parë, të cilat ashtu si hyrjet kryesore janë të veshura ditët e fundit me adeziv, duke penguar shikueshmërinë brenda selisë.
Kjo zgjidhje e drejtuesve të Partisë Demokratike ka ngjashmëri vetëm me rastin e blindimit të dyerve të Kryeministrisë kur PD e Bashës e sulmonte me molotov, por nuk gjen rast të ngjashëm në botë për të mbajtur një godinë partie duke e blinduar atë. Zoom.al