Aplikacion
Një prej komentusve madje e ka ofenduar atë, duke e cilësuar “lopë holandeze”. Por Ronela ka vendosur t’i përgjigjet, duke e quajtur “gomar shqiptar”. Me sa duket kënga e saj do të vazhdojë të bëjë zhurmë, ndërsa vetë Ronela në një reagim të pak ditëve më parë, shprehej kështu:
“Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më ka ndodhur në këtë periudhe. Kemi punuar aq shume për këngën “SEKRET” e prapë s’jam e kënaqur akoma”.
Pas finales së “Festivalit të Këngës” shumë artistë kanë reaguar me deklarata apo thumbime për Ronela Hajati. Disa artistë të tjerë e kanë mbështetur këngëtaren e “Sekreti”, duke i dhënë suportin e tyre e duke kritikuar të gjithë ata që nuk ranë dakord me fituesen. Një prej tyre është këngëtari Stefi Prifti, i cili ka shprehur hapur irritimin e tij më anë të një statusi në rrjetin tij social Facebook, ku shkruan se kjo fitore i duket degraduese dhe fton ndjekësit të lexojnë tekstin e këngës dhe të japin mendimin e tyre. Po ashtu ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, Aurela Gace dhe te tjere.