zoom

Aktualitet

Mes të plagosurve të “Don Boskos” edhe kamarieri i lokalit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën

19-vjeçari, Azbi Selimaj është një nga katër të plagosurit e ngjarjes së sotme që ndodhi në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Ai mësohet se ai është kamarier i lokalit dhe nuk ka patur lidhje me personat e tjerë që kanë qenë objektiv të sulmit me armë. Selimaj ka marrë një plumbë në shpatull dhe burime nga Spitali i Traumës bëjnë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetën.