zoom

Të gjitha

Britney Spears shkëput marrëdhëniet me motrën e saj?

Këngëtarja Britney Spears po e nis vitin 2022 duke shkëputur marrëdhëniet me familjen e saj.

Ylli i popit nuk e ndjek më motrën e saj Jamie Lynn Spears, në Instagram. Por Jamie Lyn ajo ende vazhdon ta ndjekë Britney-n, të paktën tani për tani. Aktualisht këngëtarja ndjek vetëm 46 llogari në Instagram ku në pjesën më të madhe dominojnë emra të njohur të muzikës.

Kujdestaria ligjore e artistes së njohur e cila u ndërpre zyrtarisht pas 13 vitesh, ka qenë shkaku kryesor i marrëdhënieve jo të mira  me familjen, përfshirë motrën e saj.

Marrëdhënia e vështirë e Britney me familjen e saj ka qenë në qendër të mediave. Britney fitoi lirinë e plotë pas më shumë se një dekade pasi gjykata vendosi në favor të saj. Ajo ka akuzuar të atin se me këtë marrëveshje, e ka privuar nga shumë gjëra të jetës personale dhe profesionale, mes së cilave nga dëshira për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë.