zoom

Ekonomi

Kompania Salillari fiton tenderin e radhës prej 19 mln eurosh për sheshin Shqiponja

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituese kompaninë Salillari shpk për tenderin e radhës me vlerë 2,2 mld lekë pa TVSH për kontratën:“Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja -Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT” pasi është identifikuar si Oferta e suksesshme. Fondi limit për këtë tender kapte vlerën e 2.375.552.033,75 mld lekësh ndërkohë që ishin pjesëmarrës vetëm dy kompani.

Si pjesëmarrës ishin vetëm kompania Salillari dhe kompania “GENER 2” shpk ku kjo e fundit bëri një ofertë e cila kishte kosto më të lartë se e kompanisë fituese me vlerën 2.375.552.033,75 pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është 24 muaj ku ndërkohë kompania Salillari ngelet një prej kompanive e cila ka fituar më shumë tendera për Unazën e Re.

Postime të lidhura