zoom

Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë, zbulohet roli i Bujar Lezajt

GJKKO vendosi sot masën e arrestit me burg për 45-vjeçarin Bujar Leza, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë.

Sipas raportimeve, Bujar Leza nga Larushku kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia.

Sofia u vra mëngjesin e 25 shkurtit në Tiranë, pranë Piramidës, në një zonë me lëvizje të shumta. Për ngjarjen janë arrestuar më herët 4 persona, Ernejt Shyti si ekzekutor dhe tre bashkëpunëtorët e tij Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Xhuljano Visha.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri shtetasi B. S., 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.