zoom

Aktualitet

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet shtetasi belg në Maliq

Trafiku i klandestinëve në Shqipëri duket se po josh edhe të huajt. Policia e Korçës ka arrestuar në vijim të operacionit “Perimetri” një shtetas belg, teksa transportonte me mjetin e tij 5 emigrantë të paligjshëm.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 41 vjeç, banues në Gent, Belgjikë”.

Policia thotë se kapja e tij u në aksin rrugor Maliq-Lozhan, ndërsa transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Honda” 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.