Aplikacion
“Pas arrestimit të ish-ministrit ka plasur një skandal tjetër që në çdo vend normal duhet të ishte pasuar nga dorëheqja e Ramës, ao jo vetëm që ska dhënë dorëheqjen por doli sot për të na shpejguar se sishte problem i bravave të akshit. Rama filloi me patronazhistët sistemin që ndërtoi në funksion të masakrës së 25 prillit. Të dhënat më sensistive të qytetarëve të marra nga drejtoria e tatimeve apo përmes të dhënave të tjera të aksesueshme nga qeveria në mënyrë të paligjshme ishin vënë në dispozicion të kryeministrit. Skandali i rrjedhjes së të dhënave sa i takon të ardhura është konfirmim i skenës kriminale të krimit elektoral të ndërtimit të sistemit të ri të shtetit të sistemit të patronazhistëve. Rama e di këtë dhe kjo është aryseja pse ka dalë t’i rimbrojë”, tha Basha.
Kryedemokrati theksoi se “në një vend normal i pret ndjekja penale dhe dënimi me burg. Në veçanti ata që kanë idenuar skemën e vjedhjes së të dhënave dhe dalja e të dhënave të një numri të madh qytetarësh. Është skandaloze, do ishte skandaloze po të kishte ndodhur para 12 vitesh kur u futëm në NATO është dyfish skandaloze sot se tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria tregon për të mbrojtur të dhëna sensistive. Kjo vjen pas një sërë skandalesh të tjera, skandali i serverit të taimeve, për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe servera private. Kush do përfundojë në burg për këtë”.
Deklarata
“ Jemi përpara një tangentopoli, që kërkon një mega proces. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, byrosë kombëtare të hetimit, shërbimit informativ kombëtar, të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme, që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra të mos të lihen në gjendje të lirë, apo në gjendje për tu arratisur, që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike. I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve.
Edi Rama filloi me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju e dini se denoncimet tona atëherë përfshinë dhe vjedhjen e të dhënave personale. Të dhënat më sensitive të qytetarëve, marrë nga Drejtoria e Tatimeve, apo përmes të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria, i ishin vënë në dispozicion shtabit të partisë. Këtë gjë e di fare mirë Edi Rama. Kur thotë se janë marrë si copa-copa, konfirmon denoncimin tonë. Skandali i rrjedhjes së të dhënave, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve. Edi Rama e di këtë, dhe kjo është arsyeja pse i mbron publikisht ata.
Patronazhistët i pret ndjekja penale, madje dhe dënimi me burg, në një shtet normal. Në veçanti ata që kanë ideuar dhe skenuar skemën e vjedhjes së të dhënave personale dhe publikimin e tyre. Është skandaloze, do ishte skandaloze edhe po të ndodhte para 12 apo 13 vitesh, kur morëm ftesën për në NATO. Është dyfish skandaloze sot, sa i takon aftësisë së vendit për të mbrojtur të dhënat personale. Është skandaloze, sepse vjen pas një sërë skandalesh që kanë përfshirë këtë qeveri, që në fillimet e qeverisjes”, u shpreh kryedemokrati Basha.