zoom

Politikë

Skandali i nxjerrjes së pagave/ Ngjela: Turp! Ramës i ka rënë shteti

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me skandalin e rrjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, ky skandal i madh ka sjellë “rënie të qeverisë së Ramës”.

“Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë. Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit. Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.

Kryeministrit i ka rënë shteti; kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirmsojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.

Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj. Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.

Duhet të japë dorëheqjen. Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.

Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.
Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi. Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!”

Postime të lidhura