zoom

Aktualitet

Vrasja e Xhuljano Bullarit/ Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga burgu i Peqinit

Një tentativë arratisjeje është parandaluar nga efektivët e burgjeve në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se Bledar Selmanaj, i arrestuar si autor i vrasjes së Xhuljano Bullarit, pranverën e këtij viti ka tentuar t’ia mbathë.

Sipas informacioneve mësohet se Selmanaj u mundua të thyejë sigurinë me qëllim arratisjen e tij, por ajo është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari për vrasje të kalonte as sektorin ku ishte izoluar.