Aplikacion
Sipas tij me marrëveshjet e nënshkruara sot, do të rritet më shumë mundësia që turistë serbë dhe maqedonas të vizitojnë plazhet e bukura shqiptare dhe anasjelltas.
Nga Tirana, Vuçic ka theksuar se Serbinë, shqiptarët dhe maqedonasit ta shikojnë si shtëpinë e tyre të dytë.
“Dëshiroj të them që jam i lumtur për marrëveshjet e arritura sot, pasi është kurorëzimi i një punë prej 2 vitesh e gjysmë, por që nuk kishim arritur të hiqnin burokracitë, por falë këmbënguljes tashmë është bërë realitet dhe qytetarët të shikojnë përfitojnë nga kjo. Kur erdha në Shqipëri e pash kryeministrit se ju kundërvunë për këtë iniciative, për ata që thonë se unë e dua Serbinë e madhe apo anasjelltas kjo s’ka të bëjë me asgjë nga këto, pasi janë diskutime që lidhen me të shkuarën. Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe këto gjera që ne kemi bërë për fermerët dhe për bujqësinë, kemi bërë që shumë turistë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia të vijnë në Serbi dhe anasjelltas që qytetarët serbë të vijnë në plazhet e bukura shqiptare dhe liqenet e Maqedoninë. Në emër të qytetarëve serb dëshiroj që të shpreh mirënjohjen time dhe që Serbinë ta shikojnë si shtëpinë tuaj, dhe ne duhet të ndihemi kështu në Tiranë dhe në Shkurt. Heqja e barrierave jo tarifore dhe më pas ato tarifore”, u shpreh Vucic.
Ndërkohë Vuçiç nga Tirana a përsëritur dhe thirrjen për tre vendet e tjera që të bëhen pjesë e kësaj nisme si një mundësi që të rritet numri i turistëve vendas në rajon.
“ Dua të falënderoj dhe Zoran Zaev që ka bërë shumë. Ne kemi rënë dakord që në çdo konferencë për shtyp ne të theksojmë ftesën që ne kemi për Prishtinën, Sarajevën dhe Podgoricën, ne dëshirojmë që këto tre kryeqytetet të bëhen pjesë e nismës sonë. Si të kemi më shumë turistë për vende tonë”, deklaroi ndër të tjera Vuçiç.
Ekzekutimi i djalit të ish-gjyqtarit në atentatin mafioz, gjendet në Farkë një Audi e djegur