Aplikacion
Kjo agjendë do të përshtatet për mos të patur asnjë incident me protestuesit që do të udhëhiqen nga Sali Berisha.
Ndryshe nga takimet e shkuara udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në takimet e shkuara në Beograd, Shkup dhe Tiranë.
Kjo për arsye sigurie.
Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do t’i gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin seb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave.
Në këtë takim të radhës të Open Balkan do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.
Ato janë:
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqiperisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifiki për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrveshje Shqipëri-Maaedono e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.
Ekzekutimi i djalit të ish-gjyqtarit në atentatin mafioz, gjendet në Farkë një Audi e djegur