Paralelisht me Kuvendin Kombëtar, po mbahet sot në gjithë vendin referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës. Deri në mesditë është parë një pjesmarrje e madhe e demokratëve në votim. Sipas të dhënave paraprake në Qarkun e Dibrës deri në orën 12 kanë votuar më shumë se gjysma e anëtarëve të Partisë Demokratike.
Pjesemarrja deri në orën 12:00 në Qarkun e Dibrës sipas qendrave:
Dibër deri në 12:00 kanë votuar 410 anëtarë të PD
Bulqizë deri në 12:00 kanë votuar 250 anëtarë të PD
Mat der në 12:00 kanë votuar 295 anëtarë të PD
Klos deri në 12:00 kanë votuar 202 anëtarë të PD