Aplikacion
Por në atë kohë, qeveria shqiptare ishte e prerë: nuk do të merrte asnjë vaksinë të pacertifikuar nga OBSH dhe EMA.
Tre muaj më vonë, as OBSH dhe as EMA nuk e kanë certifikuar vaksinën ruse. Por Shqipëria mori 10 mijë doza.
A duhet t’i kishte pranuar që në atë kohë dhe çfarë humbi që i refuzoi që në dhjetor? Aktori dhe humoristi i njohur Gentian Zenelaj thotë se shumë mjekë dhe pensionistë do të kishin qenë gjallë sot nëse vaksina do të ishte marrë që në atë kohë.
“Nëse në kohën kur Ambasada Ruse të ofroi vaksinën Sputnik-5 Ti nuk do kishe luajtur rolin e liderit që thotë “Ne do hamë bar..dhe armikut Social-Imperialist nuk i nënshtrohemi” sa mjeke dhe pensionistë do ishin gjallë sot ??”, shkruan Zenelaj. / Zoom.al