zoom

Të gjitha

“Kur Keisi hyri në shtëpi duhej të më kishte…”/ Sabiani zbulon kush dëshiron të lërë BB VIP sonte

Mëngjesin e sotëm ishin të ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Sabiani së bashku me të bijën, Keisi Medini. Babë e bijë folën për eksperiencën e këngëtarit të njohur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjithashtu rrëfyen edhe emocionet që kanë pasur gjatë takimit të tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sigurisht që ata nuk i shpëtuan dot pyetjes se kush do të eliminohet gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme.

Fillimisht Sabiani u shpreh se kur ka hyrë Keisi për ta surprizuar, duhej që ti kishte thënë se sa mbështetje kishte jashtë.

“Mendoja se nuk do kisha një pritje kaq të madhe. Dilja jo i preferuari i publikut dhe thosha çfarë dua unë këtu brenda. Kjo më rëndonte psikologjikisht. Thosha ku është ai publiku im që më ka dëgjuar 21 vite. Ndoshta nuk i pëlqen tipi im. Kjo më ka penalizuar pak brenda shtëpisë”, tha këngëtari i dashur për publikun.

I pyetur se çfarë do të bënte ndryshe në shtëpi nëse do të rikthehej sot, pasi ka parë se si funksionon loja aty brenda, Sabiani tha:

“Do ndihesha më i sigurt, nuk do ndryshoja diçka nga loja ime se realisht nuk kisha hyrë për lojë. Unë gjithmonë përpiqesha ta merrja me pozitivitet”.

Nga ana tjetër, Keisi u shpreh se fillimisht ka qenë e vështirë të largohej nga babai i saj, duke qenë se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ajo shton se kur shikonte se si i dilte damari, e kuptonte se i ishte rritur tensioni dhe ndihej keq.

Ndërsa të pyetur se kush mendon se do lërë në darkë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Claudio, Iliri, Arjola apo Einxhel, babë e bijë ishin në një mendje.

“Dëshira e madhe do ishte të dilte Einxhel”, tha Sabiani, e më pas dëgjohet Keisi që thotë: “Normalisht, por do e shikojmë sonte në darkë”.

Pas kësaj, këngëtari i jep një këshillë të bijës live: “Duhet të rrish neutrale, ashtu siç ta do zemra. Ti je një njeri që nuk paragjykon asnjë ashtu si babi. Të ka babai zemër”.