Aplikacion
Shoku i tij ka deklaruar para policisë se sherri ka nisur për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur kush do paguante i pari. Pas ngjarjes autori është larguar me një makinë.
Sakaq, 29-vjeçari humbi jetën te spitali i Traumës. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminale. Ai ka qenë i dënuar për falsifikim të monedhave dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg.
Ndërkohë, 29-vjeçari ka pasur edhe dënime të tjera për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, Jurgen Duka ka qenë i dënuar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe përndjekje në vitin 2017, për të cilat është dënuar me 4 muaj burg.
Gjithashtu në vitin 2013 ka qenë i proceduar në gjendje të lirë për mashtrim dhe në vitin 2014 për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
56 kg drogë të fshehura brenda shufrave metalike në kamion, si u zbulua! Në pranga baba e bir