zoom

Aktualitet

Moti i keq në Tiranë, policia thirrje shoferëve: Shmangni lëvizjen drejt sheshit “Skënderbej”

Policia e Tiranës njofton se disa rrugë në kryeqytet janë bllokuar për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve që shkojnë në drejtim të sheshit “Skënderbej”.

Në një njoftim për mediat, policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës.

Ndërkohë se rrugët të cilat kanë një fluks të shkuar dhe bllokohen herë pas here janë:  Rruga e Durrësit; Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”; Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;  Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani” dhe Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.