Aplikacion
Ndërtimi ishte një nga aktivitetet që u ndikua më pak nga kriza e pandemisë ndërsa sektori rezidencial përfitoi dhe nga vrulli i pazakontë i shitjeve të pasurive të paluajtshme e cila drejtoi dhe performancën ekonomike për vitin 2020.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin“Shpenzime materiale” me 2,9 %, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 2,4 %, “Shpenzime për paga” me 2,1 %, “Shpenzime transporti” me 2,0 %, “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime energjie” me 1,4 % secili. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi rritjen më të lartë me 3,0 %.
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 1,3 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 1,1 %, dhe “Shpenzime materiale” me 0,9 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” me 0,3 % secili./ @Zoom.al-Armand Kullau.
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë