zoom

Politikë

Nipi në kërkim nga policia, reagon deputeti Rrahman Rraja: Kam 3 muaj pa folur

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka reaguar për ngjarjen e zbuluar sot nga Policia e Lezhës, ku i përfshirë në terrorin me armë ishte nipi i tij, Ramazan Rraja.

Në një prononcim për Faxnews, deputeti tha se kishte 3 muaj që nuk kishte folur me Ramazanin.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rrahman Rraja.

28-vjeçari, bashkë me dy persona të tjerë tentuan të rrëmbenin një person dhe u futën në lokal me maska e të armatosur.

Policia e Shtetit ka konfirmuar se menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Zejmen të Lezhës, Ramazan Raja dhe dy shokët e tij janë larguar nga Shqipëria.

Postime të lidhura