Aplikacion
Bëhet me dije se nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç do të prehen në varrezat e fshatit Gllogjan.
“Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi në Gllogjan, bëhet ditë e diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan. Ngushëllime për familjarët. Ndajmë dhimbjen së bashku”, thuhet në njoftim.
Nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë tre persona nga breshëria e kallashnikovit dy ditë më parë. Përveç viktimave, nga sulmi me armë zjarri në Deçan mbeti i plagosur edhe një nxënës i tretë, i cili iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin nga trupi.
Autori i ngjarjes ende nuk është vënë para drejtësisë megjithatë policia e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist.
“U bëra gjyshe në burg”/ Familja e shoferit të Ardi Veliut qahet në gjyq: Kemi çati llamarine