zoom

Të gjitha

6 emigrantë shqiptarë mbledhin 30 mijë euro për të kapur vrasësin e Deçanit

Vijon të mbetet mister ngjarja e rëndë e Deçanit, ku një person i maskuar qëlloi me AK-47 drejt autobusit të shkollës duke lënë të vdekur shoferin dhe dy nxënës.

Policia dhe Prokuroria e Kosovës ende nuk kanë arritur që të zbulojnë se kush është autori i sulmit. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi, por për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, edhe 6 emigrantë kanë ofruar 30 mijë euro të tjera, të mbledhura prej tyre.

Edhe ish-zyrtari i lartë i UÇK-së, Naim Miftari i cili ka thënë se së bashku me shokët e tij kanë vendosur nga 5 mijë euro secili për informacione që do të bëjnë të hidhet dritë mbi krimin masakër të Gllogjanit.

“Ne nuk jemi milionerë, e as nuk kemi para si pushtetet e kaluara. Edhe pse shpesh përbuzemi ne që jetojmë në mërgim me emra neveritës, jemi zotuar të japim këtë shumë.

Ne jemi gjashtë veta, punëtorë në fabrikë dhe do t’i dhurojmë nga 5 mijë euro secili. Fëmijët tanë, nxënësit, djemtë dhe vajzat tona nuk do t`i vrasë më askush pa marrë dënimin e merituar”, tha ai.