zoom

Të gjitha

Habit Valon Shehu: Do të bëj seks në “BBV”. Beniada: E shkreta unë

Këngëtari i njohur Valon Shehu që është bërë pjesë e Big Brother, ka shprehur aspiratën për të qenë “banori i parë” që do kryejë marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë më të vëzhguar.

Që në klipin e tij prezantues këngëtari shprehu një pëlqim për fizikun e Beniadës.

“Shumë e mirë Beni”, ishte fraza që produksioni kishte shkëputur dhe u transmetua të premten gjatë spektaklit.

Arbana Osmani ka nxitur diskutimet mbi këtë temë me banorët dhe në shtëpi është krijuar një situatë që ka sikletosur disa prej tyre.
Ja disa nga batutat:
Beniada: Obobo e shkreta unë tani

Arbana: Pse moj? Si te duket?

Beniada: Shumë mirë shumë mirë deri tani për ca bëhet pyetja gjasme kot sikur se kuptova.

Arbana: A e kam dëgjuar vetëm unë apo e keni dëgjuar edhe ju që Valoni ka thënë që do jetë i pari që do bëjë …(seks) brënda në shtëpi?

“Unë e mora vesh dje. Jo se kemi dëgjuar”, ishin disa nga pergjigjet e banoreve.
Arbana: Valon ke ndonjë ide se me kë apo e di që do jesh i pari?

Valoni: Unë e kam thënë një fjalë që ku rafsha mos u vrafsha.

Arbana: A okej ku rafsha mos u vrafsha po a ke ndonjë ide se ku do me ra?

Valoni: S’po di jam tu pa ku.

Donaldi: Ku do biesh dmth?
Iliri: Tani për tani te mëngjesi i Meridianit
Arbana: Antonela po ti?

Antonela: Mirë hic ti si je? Ca të them moj Arbana
Arbana: Po si të duket mi banori i ri një vështrim ja ke hedhur?
Antonela:Arbana unë i thashë ke ardh me laps e me letër tha unë lapsin e kam mungon letra. Sa i afrohet një femër ja erdhi letra thotë. A e do të bardhë a të zezë a të verdhë si e don këtë letër? E gjithë kohën thotë ja e kam gati lapsin.
Semi: Është komentuar gjithë kohës ky muhabeti se sa i dhënë është ky djalë pas…në momentin e parë që ka ardhur e kemi diskutuar një cik këtë muhabetin e horoskopit. Akrepi është shumë i zjartrtë në krevat e mesa duket po mundohet ta shfrytëzoje.