zoom

Aktualitet

Vrau dhe groposi në oborr 8-vjeçarin Mateo Vasiu, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Është djegur ditën e sotme shtëpia e vrasësit Kodian Çalamani.

Kujtojmë se Çalamani dhunoi dhe më pas vrau duke e groposur në oborrin e banesës së tij, të miturin Mateo Vasiu.

Ngjarja ndodhi pak javë më parë në fshatin grecall të Fierit. Sipas raportimeve që është bërë më herët në media, banesa e vrasësit gjendet shumë pranë banesës së familjarëve të viktimës.

Dhoma e vetme ku jetonte 38-vjeçari është shkrumbuar, së bashku me ato pak orendi që ishin brenda.

Ndërkohë kujtojmë se 38-vjeçari është dënuar me burg dhe gjendet në burgun e Vlorës në izolim.

Postime të lidhura