zoom

Të gjitha

Jennifer Lopez s’do t’i thoshte jo një martese të katërt

Jennifer Lopez mund të heqë dorë nga gjithçka tjetër, por jo nga dashuria dhe ideja e martesës. Gjatë një interviste të fundit në Today shoë, Lopez u pyet nëse do të donte t’i dëgjonte sërish fjalët magjike: “A do të martohesh me mua” në të shkuarën.

“S’e di! Besoj që po. Ju më njihni, unë jam romantike. Kam qenë gjithmonë e tillë. Jam martuar disa herë dhe sërish besoj tek dashuritë me fund të lumtur. 100%.”- u përgjigj aktorja e cila së fundmi ka përfunduar filmin e saj më të ri, “Marry Me”, traileri i të cilit u shfaq dje (18 nëntor). 

J.LO ka qenë e njeh mrië martesën njësoj siç njeh divorcin. Ndonëse e martuar 3 herë, është gati sërish të thotë një tjetër “PO”, prandaj Ben, bën mirë të dëgjojë me kujdes.

Nëna e dy fëmijëve nga martesa me Marc Anthony me të cilin u nda në 2014-ën, i dha fund një tjetër marrëdhënieje të gjatë në prill të 2021-it. Ajo dhe Alex Rodriguez qëndruan për 4 vite dhe ndonëse njerëzit prisnin dasmën e radhës prej Lopez, vendosën t’i japin fund.

Sidoqoftë, nuk vonoi shumë që Jenny të rigjente dashurinë, tek një prej ish-partnerëve të saj legjendar: Ben Affleck me të cilin duket çdo ditë e më shumë e dashuruar, aq sa është gati të martohet për herë të 4-ët.