zoom

Të gjitha

Britney Spears mirënjohëse për “gjërat e vogla” në jetë pas kujdestarisë

Britney Spears ka folur për gëzimet e “gjërave të vogla” që ajo ka mundur të bëjë që kur u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare e babait të saj javën e kaluar.

Në një video të postuar në Instagram, ylli i popit tha se ishte mirënjohëse që i ishte kthyer “jeta e saj”, Ajo la të kuptohet gjithashtu se do të bëjë një intervistë me Oprah Winfrey dhe falënderoi fansat e saj që “i shpëtuan jetën”. Ylli i muzikës pop shprehet:  “Kam 13 vjet që kam qenë e mbikëqyrur. Është një kohë shumë e gjatë për të qenë në një situatë në të cilën nuk dëshiron të jesh”.

Unë jam thjesht mirënjohëse sinqerisht për çdo ditë dhe për të qenë në gjendje të vazhdoj e lirë jetën time, të jem e pavarur dhe të ndihem si grua si dhe të kem një kartë bankare, duke parë para për herë të parë, duke qenë në gjendje të blej qirinj”, shprehet këngëtarja. “Janë gjërat e vogla për ne femrat, por kjo bën një ndryshim të madh”. 39-vjeçarja vazhdoi duke thënë se ajo nuk ishte këtu ”për të qenë viktimë”, por një “avokate e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe sëmundje të vërteta“.

Spears ka thënë më parë se babai i saj duhet të akuzohet për “shpërdorim të kujdestarisë”, dhe në mbishkrimin e videos së fundit ajo sugjeroi që anëtarët e familjes të shkojnë në burg.