Aplikacion
Sipas burimeve zyrtare mësohet se është sekuestruar kokaine dhe kanabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje.
Policia njofton se dy vëllezërit G. H., 25 vjeç dhe A. H., 20 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.
“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara”.
Gjithashtu, po në kuadër të operacionit “Braka” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 39 vjeç, i cili merrej me shitje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, duke e kamufluar aktivitetin e tij kriminal, me një mjet taksi që kishte në përdorim.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin.