Aplikacion
Por tani edhe me hyrjet e reja, Iliri ka pasur përplasje. Më e forta është me moderatoren e njohur, Einxhel, e cila mbrëmjen e djeshme i tha se është “i pafytyrë, skuth, hakmarrës dhe frikacak”.
Madje duket se edhe Beniada dhe Fifi i janë kthyer kundër balerinit. Fifi për faktin se pati një debat me Ilirin, ku gjithçka u duke se nisi si shaka. Teksa ndodheshin në oborrin e dhomës së dënimit, këngëtarja i thotë atij “balerin i dështuar” ndërsa ai iu kthye duke i thënë “gjysmake”.
Ndoshta duke u nisur nga këto debate dhe fyerje, ish-banorja e “Big Brother VIP”, Paloma, ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.
Ajo ka publikuar një foto të Ilirit teksa po performon në skenë së bashku me një femër. Bashkëngjitur me këtë pozë, ajo shkruan edhe disa fjalë të bukura për të.
“Balerini që mbajti gjallë emrin e shqiptarëve edhe jashtë trevave tona. Në kohën kur Shqipërinë e luftonin për racizëm”, shkruante Paloma, e cila edhe kjo ka pasur debate të forta me Ilirin, por mesa duket e respekton për profesionin dhe karrierën që ka.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet