Aplikacion
I ftuar në një emision televiziv nga Spitali Ushtarak ku edhe po merr trajtim mjekësor, i riu tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai tregoi se është takuar me vajzën, pasi i ka shkruar 14-vjeçares në Instagram dhe ajo ka pranuar. Më pas janë takuar për disa minuta, ku ka ardhur edhe autori i kësaj ngjarjeje, i cili e ka qëlluar me thikë, ndërsa tregon se është larguar me vrap dhe se nuk ka parë më çfarë ka ndodhur më pas.
“Kam dalë nga shtëpia në orën 4, kam takuar babanë, kam marrë qesen me ushqime dhe kam ikur në shtëpi. I kam shkruar vajzës në Instagram për t’u takuar dhe më tha mirë. Duke bërë muhabet vjen personi me kapuç dhe nuk e njoha. Ai nuk reagoi në fillim më qëlloi mua, por ika me vrap dhe nuk e di çfarë ndodhi sepse ika.
Unë nuk kam qëndruar gjithë ditën me vajzën. Kam qëndruar me babanë, kam pirë kafe. Kam dalë, kam mbaruar punët e mia, më pas kam takuar vajzën”, tha Mikel Kovaçi.