Aplikacion
E pyetur se si ka reaguar bashkëshorti i saj për rrëfimin që ajo bëri rreth jetës private, Paloma tha se “është revoltuar me titujt e medieve”.
“Pas takimit me bashkëshortin në BB VIP nisa të bëhesha më agresive. Mendoja se si do ndihej emocionalisht. Ai po ndërton një karrierë, po bën një album. Më dukej se do penalizohej, edhe pse e tregova për të dhënë një mesazh. Ishte pak i revoltuar, jo me mua, sa me interpretimin e titujve. Shkruhej se ti je një baba dhunues, i keq, ku mesazhi ishte krejt e kundërta”, tha Paloma te “Shqipëria Live”.
Sipas saj, historinë e saj e tregoi për t’u thënë të gjitha femrave që të reagojnë kur shohin se kanë probleme.
“Ai është një prind, nesër do rritet fëmija dhe do lexojë tituj bastard. Kam luftuar e luftuar derisa erdhi një moment që kaloi më shumë se debat dhe unë e denoncova. Mesazhi ishte mos hezitoni, nëse keni probleme reagoni.
Edhe unë njeri i gjallë jam. Kam treguar momente të ndryshme që ne i ndamë të gjithë bashkë. Nuk jam bërë pishman se e kam treguar këtë histori”, tha gazetarja e njohur.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë