Aplikacion
Nëna e vajzës së mitur ka treguar në “News24” gjendjen shëndetësore të vogëlushes së saj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ajo tha se aktualisht vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike.
“Shkaku është ngjarja e jetës që nga fillimi e deri tani. Është luajtur me lajmet. Më është dëmtuar identiteti, si i imi dhe si i fëmijës. E kam rritur me gjak. Nëna asnjëherë nuk abuzon me fëmijët. A ka nënë që abuzon me fëmijët e vet?! Gjendja e vajzës është shumë keq.
Nuk më kanë dhënë shpresë mjekët. Ajo flet për të folur. Lëviz. Ka nisur pak që të ushqehet. Nuk kam arritur që të flas shumë më të se bëhet agresive. Gjendja psikologjike dhe shëndetësore është e rëndë. Mjekët thonë se ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’të japim shpesë, deri në minutën që të nxjerrim nga spitali. S’më kanë dhënë detaje.
Çdo vizitë bëhet pa praninë time. S’më kanë lejuar që të rri në dhomë kur bëjnë konsultën mjekët. Më kanë thënë që ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, shpretkën dhe probleme e zorrët. Aty ka qenë policia, më ka marrë deklaratat vazhdimit, ka qenë shërbimi social që më ka sjell ca ndihma për vajzën. Ka qenë dhe psikologia e spitalit.
Nuk kam qenë prezent kur kanë folur me vajzën. Psikologia thotë se vajza është në gjendje të vështirë, do kohë që të marrë veten. Ajo gjen pretekst që të flejë gjumë dhe nuk do që të flasë. S’kam pasur komunikim me asnjë psikolog. Kam menduar vetëm për vajzën, jo për vete”, tha nëna.
Deputetët e Koresë së Jugut votojnë për shkarkimin e presidentit në detyrë Han Duck-soo