Aplikacion
Ndërkohë, para trupës gjykuese ai ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Ai deklaroi se kjo gjë e bezdiste dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.
6-vjeçarja, që dyshohet të jetë dhunuar barbarisht nga i ati është dërguar fillimisht tek urgjenca e pediatrisë në QSUT.
Aty fillimisht vogëlushja është kontrolluar nga një mjeke dhe një specializante të cilat kanë konstatuar shenja të lëna nga kafshime apo gërvishtje në trupin e vajzës. Me dyshimin që e mitura veç dhunës mund edhe të jetë abuzuar, një nga mjeket ka telefonuar policinë.
Ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë 6-vjeçarja ndodhej me të atin e vetme në shtëpi, kurse e ëma ishte në punë. Vogëlushja është konstatuar më dëmtime në mëlçi dhe në organin gjenital.
Emrat/ Trafikuan 3.3 mln € drogë në Gjermani, SPAK dërgon për gjykim 4 anëtarët e grupit kriminal