zoom

Aktualitet

Atentati ndaj Dem Backës/ Ben Qimja refuzon marrjen në pyetje nga policia

Arben Isufaj i njohur me emrin Ben Qimja mësohet se ka refuzuar rimarrjen në pyetje nga ana e policisë në lidhje me vrasjen e bujshme në qytetin e Fierit të Demir Backës disa ditë më parë.

Isufaj mësohet të jetë shoqëruar në drejtori me urgjencë në orët e para të mesnatës, por pas marrjes në pyetje ai është lënë sërish i lirë, me argumentin se nëse do të kishte nevojë, policia do e thërriste sërish.

Por që nga dita e diel, policia ka tentuar të kontaktojë dhe dy herë të tjera Arben Isufaj, por në fakt ai nuk është përgjigjur duke ju shmangur verifikimit policor.

Mësohet se ai disa herë ka deklaruar se ka qenë në Tiranë dhe se e ka të pamundur të paraqitje, kjo sipas familjarëve të Isufajt.

Për vrasjen e Demir (Dem) Backës grupi hetimor po i shtrin në disa pista. Një ndër to është edhe një sherr mes Backës dhe Isufajt. Një konflikt i nisur gati 1 vit e gjysëm më parë në ambientet e Bar-Kafe “Piazza” në Fier dyshohet të jetë bërë shkak për vrasjen me 16 plumba të biznesmenit, Demir Backa në Fier.