zoom

Aktualitet

370 qytetarë të helmuar në Krujë! Manastirliu: Të shtruar fëmijë dhe adoleshentë, cilat janë pistat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtuesja e ISSH-së Vjollca Braho kanë shkuar në shkuar në spitalin e Krujës pas helmimit të banorëve si pasojë e ujit të pijshëm.

Manastirliu tha se në spitalin e Krujës janë të shtruar edhe fëmijë e adoleshentë. Dyshohet se janë helmuar nga uji.

“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimni e nevojshëm janë konsultuar.Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore s’ka qenë e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim.

Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur. Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjiutha aspektet. Rezultati i analizave mikrobiologjike ka një afat të caktuar, kur të kemi rezultatet do kemi një raport të detajuar.

I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet. Hetimi bëhet në shumë pista që të kemi të kontrolluar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu.

Postime të lidhura