Aplikacion
23-vjecari është kontaktuar nga 2 të rinj nga Fushë Kruja, S. V. dhe L. Xh., të cilët tashmë janë arrestuar. Në pranga ka rënë edhe një vëzhgues tjetër, që ruante Sofinë. Ndërkohë, nuk dihet ende kush e ka urdhëruar vrasjen e biznesmenit.
Sa i takon autorit të krimit, 23-vjeçarit Shyti, ai jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Autori është identifikuar nga ADN-ja e lënë në rrobat, që braktisi te liqeni, pas vrasjes.
DINAMIKA E NGJARJES:
Që në momentin kur ka ndodhur vrasja, policia ka kryer veprime komplekse hetimore. Sektori i krimeve kundër jetës ka shoqëruar më shumë se 20 persona në Kërrabë, disa ditë më parë, sepse gjurmët e autorit të çonin aty.
Çelës për zbardhjen e ngjarjes ishin kamerat e sigurisë, që kishin kapur të riun që ka gjurmuar Sofinë 3 ditë rresht, nga e hëna në të enjte, kur ndodhi vrasja. 23-vjeçari Ernejt Shyti jetonte në një banesë me qira me të ëmën, në zonën e Brrylit. Dilte çdo mëngjes me biçikletë dhe gjurmonte Sofinë. Ditën e ngjarjes, ai ka parkuar biçikletën poshtë urës së Lanës dhe ka kryer vrasjen.
Më pas, ka shkuar drejt Liqenit Artificial, ku ka braktisur rrobat: xhup, pantallona, kapele dhe maskë antiCovid. Më pas, ka shkuar përsëri në banesë, ku nuk ka dalë deri mëngjesin tjetër dhe pastaj është nisur për në Mal të Zi. Ai ka kaluar nga Hani i Hotit dh është strehuar në shtëpinë e një miku të tij në Podgoricë, aty ku punonte me sezone si bojaxhi. Policia, rrobat i gjeti 3 ditë pas ngjarjes, ku nxori dhe profilin gjenetik dhe dje zbuloi identitetin e tij.