Aplikacion
Persona të paidentifikuar e qëlluan Demir Backën me kallashnikov duke i shkaktuar plagë të renda. Për pasojë ai ndërroi jetë në spital. 57-vjeçari është një emër i njohur në Fier, pasi është pronar i lokalit “Piazza” në qendër të qytetit.
Në momentin e ekzekutimit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash. Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur makinën tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.
Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi atentati për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Ukrainë, 1000 ditë luftë dhe pasojat e saj mbarëbotërore! Më shumë se 10 milionë të dëbuar