Aplikacion
Në fjalën e tij në “foltoren” e Beratit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se është i hapur për çdo detyrë në harkun kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD.
“E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin. Natyrisht, Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur, siç kam deklaruar në datën 20 maj, për çdo detyrë në harkun Kushtetues të këtij vendi, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj.
Javën që vjen do të shpall datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt në të drejtën tonë”, u shpreh Berisha.