Aplikacion
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen të martën para ligjvënësve të BE-së dhe kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki tha se Polonia mund të përballet me disa masa të vendosura nga BE.
Sipas von Der Leyen janë tri opsione që mund të merren si masa ndaj Polonisë: hapja e procedurave të reja të shkeljes, veprimi përmes mekanizmit të ri të kufizimit të buxhetit ose përdorimi i procedurës së Nenit 7, i cili mund t’i heq Polonisë të drejtat e votimit të BE -së.
“Ne nuk mund, dhe nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbashkëta të vihen në rrezik”, tha Von der Leyen.
Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore. Gjykata ka thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë.
“Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Evropian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit juridik evropian”, tha von Der Leyen.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.
Rasti është paraqitur në Gjykatë nga kryeministri Morawiecki.
Kjo është hera e parë në historinë e BE-së që udhëheqësi i një shteti anëtar vë në dyshim traktatet e bllokut në Gjykatën Kushtetuese.
Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për shumë vite